19 Mars 2015 - 16:44
Përbërësit:
Polentë 250 gr.
Kërpudha 250 gr.
Ramstek 500 gr.
Degë rozmarine 2-3 copë
Majdanoz i freskët
1 gjeth kopër
Kripë/piper
Përgatitja:
Mishi kriposet e më pas skuqet në dy anë, mbahet varësisht sa e doni të pjekur.
Kërpudhat, në anën tjetër, prihen në copë të vogla për t’u fërguar, bashkë me qepën e njomë. Në fërteren e njëjtë ku është duke u skuqur mishi shtohet pak gjalpë, gjethe rozmarini dhe kërpudhat me qepën fërgohen bashkë.
Kur mishi të jetë gati, vendoset në një pjatë dhe mbulohet me ndonjë enë, në mënyrë që të zbutet për t’u prerë më pas në file.
Masës që është duke u fërguar i shtohet edhe pak sallatë rukollë që t’i japë një shije më delikate e poashtu edhe piper.
Po në enën e njejtë, me gjithë shijet dhe aromën e përgatitur, skuqet polenta. (Polenta formohet me misër të përpunuar).
Kur gjithë fërgimi të përfundojë, servohet në pjatë bashkë me mishin që prihet në file.
Ju bëftë mirë.
© KOHA
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...