[Te Linda] Picë në formë dielli [video]

10 Mars 2015 - 08:16      

Recetë për picë në formë dielli nga Linda.

Përbërësit – për dy persona:

Brumi:
300gr miell
180ml ujë
2 lugë supe vaj ulliri
1 lugë çaji majë buke
1 lugë çaji kripë
Mbushja:
50gr mish të tharë
50gr djathë mozzarella
5-6 lugë salcë domatesh
1 lugë supe rigon të tharë

Përgatitja:
Fillimisht përgatitet brumi, duke përzier miellin me kripën, 2 lugë vaj ulliri, majë buke (të aktivizuar më herët me pak ujë dhe me shumë pak sheqer). Brumi gatuhet me ujë dhe punohet edhe me dorë derisa të marrë masën e duhur.

Brumi lihet të vijë e në ndërkohë përgatitet masa me të cilën mbushet pica.

Mbushja përgatitet duke bluar djathin mozzarella me mishin e tharë, pak salcë të domateve e cila edhe ndihmon bluarjen dhe sipas dëshirës mund t’i shtohet spec i djegës dhe pak kërpudha. Masës i shtohet pak kripë dhe rigoni dhe e gjithë kjo bluhet derisa të fitohet një lloj kremi.

Brumi i ardhur ngjeshet dhe ndahet në dy pjesë të cilat shtrihen por pak më trashë se sa shtrirja për picat e zakonshme.

Pjesa e parë vendoset në tavë për pjekje dhe lyhet e tërë sipërfaqja me mbushjen e përgatitur më herët e më pas mbulohet me petën tjetër.

Kjo prehet në forma si ndahet pica, por më të vogla dhe ato kthehen me dy rrotullime para se të piqet. Pjekja bëhet në temperaturë të lartë 220 gradë për 12-13 minuta.

Ju bëftë mirë!

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...