15 Shkurt 2015 - 13:06
Përbërësit
500 gr. mish të bluar
3 qepë
½ lugë çaji piper të kuq
½ lugë çaji piper të zi
½ lugë çaji kripë
4 vezë
200 gr. miell
1 pako pluhur për pjekje
1 lugë çaji kripë
150ml jogurt
100 ml ujë të gazuar
Fara: Susami, luledielli…
Përgatitja
Fillimisht premë qepën, të cilën pastaj e skuqim në enë. Në ndërkohë, përgatisim brumin.
4 vezë vendosen në enë dhe tunden. Pasi të jenë gati qepët, shtojmë mishin në enë. Përziejmë masën.
Shtojmë kripën, miellin dhe pluhurin për pjekje tek vezët. Përziejmë masën. Shtojmë edhe ujin mineral.
Gjatë përzierjes, shtojmë edhe gjalpë dhe jogurt.
Pasi bëhet mishi gati, ndalim temperaturën dhe shtojmë krip, piper të kuq dhe të zi.
Vendosim masën e fituar nga mishi dhe qepja te brumi, duke i përzier bashkë.
E vendosim në tavë dhe mbi shtojmë farërat (opsionale).
Pjekim në furrë, në temperaturë 200 gradë për gjysmë ore deri 40 minuta.
Ju bëftë mirë!
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...