8 Shkurt 2015 - 11:49
Përbërësit:
1 qepë
4-5 thelpinj hudhër
1 karotë
1 degë selino
300 ml salcë domatesh
500 gr. mish viçi
Vaj ulliri
Kripë/piper
½ lugë çaji spec të kuq pluhur
50 ml. verë të bardhë (sipas dëshirës)
Palentë
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim pak tavën. Ndajmë mishin në copë të vogla. Shtojmë vajin e ullirit në enë, ku pastaj hedhim mishin e copëtuar. Deri sa të skuqet pak mishi, shtojmë ujë, kripë dhe pak vaj ulliri ose gjalpë në një enë tjetër.
Pak para vlimit shtojmë miell në enën e dytë. Fillojmë të prejmë perimet.
Në gjithë perimet, karrotat i prejmë më të imta, pasi që i duhet më shumë kohë për zierje.
Pasi të skuqet mishi, e largojmë nga aty, kurse në yndyrën e njëjtë në të cilin është bërë skuqja e tij, vazhdojmë me perimet.
Hedhim perimet në enë dhe i përziejmë mirë.
Shtojmë kripë, pak spec të djegës (të bluar), pak borzilok dhe majdanoz të freskët e piper të zi.
Në fund, shtojmë edhe salcën e domateve.
Përziejmë mirë masën.
Kësaj mase mund t'i shtoni pak verë të bardhë ose ujë.
Kthejmë mishin në masën e perimeve.
Vazhdon zierja përafërsisht për rreth gjysmë ore, deri sa perimet të shkrihen dhe mishi të zbutet.
Pas gjysmë ore, servohen raguja dhe palenta.
Ju bëftë mirë!
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...