[Te Linda] Salcë Domatesh [video]

19 Janar 2015 - 16:46      

Përbërësit: Domate (Sipas dëshirës); Kripë

Përgatitja:

Shënim - Është e preferueshme të zgjidhen domatet që kanë më pak fara, ndërsa për t’i larguar më lehtë lëvoren dhe të lirohet uji, fillimisht duhet të vendosen në furrë që të piqen për diku gjysmë ore.

Pas pjekjes, i largohet lëvorja dhe domatet duhet të lihen 5 minuta të kullohen që t’i largohet uji i mbetur.

Pasi të kullohen, domatet vendosen në tenxheren për zierje, ku zihen për 40 minuta deri në një orë, varësisht nga temperatura. Pasi të zihet, i vendoset kripa, por nuk është e thënë të bëhet shumë njelmët.

Sterilizimi: Kavanozat e qelqit duhet të vendosen në furrë dhe të lihen për 15 minuta në temperaturë 200 gradë, ose për 20-25 minuta në 150 gradë.

Pasi të nxirren kavanozat nuk duhet assesi të preken brenda me dorë apo me ndonjë gjë tjetër.

Kapakët sterilizohen me ujë shumë të nxehtë.

Kur kavanozat janë gati, salca e nxehtë e përgatitur vendoset ngadalë dhe në sasi të vogla brenda në kavanozat e nxehtë, në mënyrë që të mos pëlcasin.

Salca vendoset në kavanoz por duhet lënë hapësirë për vakuum para se të mbyllet me kapak. Pasi kavanozi të mbyllet, ai duhet të vendoset në një tenxhere me ujë që të zihet për 20 minuta.

Pas kësaj, kavanozat duhet të qëndrojnë në temperaturë ambienti për 24 orë, e më pas vendosen në temperaturë të ftohtë apo kudo që do ia bëni vendin, dhe kështu salca do të qëndrojë për një kohë më të gjatë pa u prishur.

Salca (domatet e koncetruara) përdoren në shumë gjella duke i dhënë shije domatesh gjellërave.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...