18 Janar 2015 - 18:14
Përgatitja:
Shënim –Patëllxhani prehet në feta të holla, kriposet që t’ dalë pjesa e hidhur dhe piqen pak ose në furrë ose në toster, pos assesi të fërgohet në vaj pasi që vaji ia humb shijen.
Mishi (i pulës ose i kuq, sipas zgjedhjes), bluhet ose grimcohet në copa të imëta dhe përzihen bashkë me qepën e grimcuar, selinon e grimcuar, kripë, piper të zi, majdanoz.
Më pas i shtohet orizi por jo në sasi shumë të madhe dhe e gjithë masa përzihet.
Kur brumi të jetë gati, mbushet fundi i tavës për pjekje me salcën e domateve, duke i shtuar pak kripë, hudhër dhe pak majdanoz.
Fetat e patëllxhanit mbushen një nga një me brumin e përgatitur, mbështillen dhe vendosen në tavën për pjekje.
Në fund i shtohet përmbi edhe salca e mbetur e domateve përgatitur me kripë, piper të zi, hudhër, pak spec të djegës dhe majdanoz.
Tava mbyllet mirë dhe vendoset në furrë të piqet në temperaturë 200 gradë fillimisht, më pas i hiqet folia dhe vendoset përsëri në furrë për 5 deri në 10 minuta. për minuta.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...