15 Janar 2015 - 18:03
Përgatitja:
Shënim – Fillimisht specat duhet të prehen në fije dhe të fërgohen, specat e gjelbër, të kuqe dhe një spec i djegës. Këto fërgohen pak dhe në vaj dhe pak kripë.
Në anën tjetër përgatit një salcë me të cilën lyhet mishi. Vendoset vaji dhe mustarda, të cilët përzihen, një sasi pak më të madhe kripë, piper dhe të gjitha këto përzihen mirë.
Mishi i prerë në feta (file) lyhet me salcën e përgatitur dhe është mirë të qëndrojë ashtu përreth gjysmë ore, nëse keni kohë.
Specave i shtohet edhe pak kripë dhe hudhër pluhur dhe fërgohen edhe për pak çaste. Kur të jenë gati, disa fije të specave vendosen në mish e më pas mishi mbështillet dhe kapet me rrëmojsë.
Mishi i mbushur me speca vendoset në fërtere për t’u skuqur dhe pastaj i shtohet ujë ose pak verë të bardhë dhe mbulohet me kapak për pak minuta, derisa mishi të zbutet.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...