14 Janar 2015 - 18:01
Përgatitja:
Shënim - Vezët tunden bashkë me sheqerin derisa të bëhen në masë kremi. Në anën tjetër, pemët pastrohen dhe duhet të prehen në pjesë katrore sa më të vogla.
Pasi sheqeri të jetë shkrirë bashkë me vezët, i shtohet mielli bashkë me sodë bikarbonin dhe me pluhurin për pjekje dhe e gjithë masa përzihet, duke i shtuar edhe vanillë. Gjithë kësaj mase i shtohen pemët e grimcuara dhe arrat dhe përzihet mirë.
Pasi të jetë përzier, masa shtrihet në tepsi për pjekje dhe piqet për 30 minuta në temperaturë 180 gradë, duke u kontrolluar kohë pas kohe.
Kremi:
Djath Mascarpone
Gjalpë i zbutur
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Gjalpi i zbutur tundet me mikser bashkë me sheqerin pluhur dhe me pak vanillë e më pas i shtohet edhe djathi Masacrpone derisa masa të bëhet homogjene e kur të jetë gati lyejmë kekun.
Kremi është tërësisht opsional, mundeni t’i vendosni edhe vetëm sheqerin pluhur apo edhe shllag.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...