26 Korrik 2013 - 11:11
Podujevë, 26 korrik - Me shfaqjen Ne vijmë për ajër" të trupës së teatrit Metropol nga Tirana në Podujevë ka filluar edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të teatrit Ambiental Teatri ndryshe.
Hapja solemne e edicionit të pestë të Festivalit u bë të enjten në Skenën e hapur në kuadër të kompleksit të Qendrës së Kulturës në Podujevë, transmeton Qik-u. Në praninë e shumë artdashësve festivalin e ka hapur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nën përkujdesjen të cilit mbahet ky festival.
Duke përshëndetur të pranishmit dhe duke i dëshiruar mirëseardhje komunitetit artistik të këtij festivali, kryetari Veliu ka thënë se Festivali i Teatrit Ndryshe në Podujevë,veç traditës, pjesëmarrjes tej hapësirës nacionale, komunikimit e ndërkomunikimit përmes magjisë së fjalës e lojës në skenë, ka tendencën të pasurohet edhe me formate të tjera shoqëruese.
Po ngre siparin sonte Teatri Ndryshe, ngjarje kjo për kulturën jo vetëm për Podujevën, ku dramaturg, regjisorë e aktorë do performojnë vepra e do të përçojnë mesazhe, ide e përmbajtje me art e ku komunikimi me ne, me publikun është tej të rëndomtës, por shpirti e ndjenje, tha Veliu.
Ai theksoi se një vi më parë në çelje të Festivalit, ishte zotuar se në kapacitetin e kryetarit të Komunës do bëjë gjithë çfarë kërkohet për ta jetësuar kërkesën legjitime të komunitetit artdashës të Podujevës për themelimin e Teatrit Publik të Qytetit të Podujevës.
Kjo tashmë është realizuar, Teatri Publik i Qytetit me vendim të Kuvendit të Komunës është institucion i formuar dhe i emërtuar me shëmbëlltyrën e aktorit të çmuar Avdush Hasani, tha kryetari Veliu.
Skena e Teatrit Ndryshe le të jetë event i prezantimit krijues, i lojës dhe komunikimit çfarë vetëm arti bën e mundet dhe që fiksionet e projeksionet tna nxisin në koekzistencë vlerash, ndlirësi e fisnikëri shpirti dhe paqëtim e harmoni me veten e të tjerët, tha kryetari I Komunës, duke e shpallur të hapur edicionin e pestë të këtij festivali.
Ishte shfaqja e trupës teatrore e teatrit Metropol nga Tirana me shfaqjen Ne vijmë për ajër nga Skot O'Mur, në regjinë e Qëndrim Rijanit, ajo që e hapi festivalin.
Shfaqja u mirëprit nga shikuesit dhe komuniteti artistik, duke vlerësuar lart regjinë dhe lojën e artistëve në skenë.
Regjisori i mirënjohur kosovar, Ekrem Kryeziu përgëzoi regjisorin e shfaqjes, Qëndrim Rijanin për guximin e tij artistik që të vë në skenë një vepër kaq komplekse të artit modern.
Në mbrëmjen e parë të festivalit u prezantua edhe trupa e Fakultetit të Arteve me shfaqjen Agmia.
Organizuar nga Drejtoria për Kulturës Rini dhe Sport në Podujevë edicioni i pestë i Festivalit Teatri Ndryshe do të zgjasë nga data 25 deri më 30 korrik 2013.
Në festival do të marrin pjesë trupat teatrore nga Shqipëria, Rumania, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova të cilat para publikut llapjan do të prezantohen me 13 shfaqje.
Shfaqjet do të jepen në Sallën e Teatrit të Qytetit në Podujevë, në Sheshin e Qytetit dhe në Parkun tek Posta.
Pjesëmarrjen në festival e kanë konfirmuar katër trupa teatrore nga Tirana, dy nga Bosnja e Hercegovina, një nga Rumania dhe gjashtë trupa teatrore nga qytete të ndryshme të Kosovës (tri nga Prishtina dhe nga një Mitrovica, Peja dhe Ferizaj).
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...