5 Mars 2015 - 10:00
Një simpozium do mbahet mu në Kishën konkatedrale të Arbëreshëve, “la Martorana”, në Palermo, ku i ndjeri ishte famullitar për disa dekada.
Sipas një komunikate për shtyp, Papa Mateu, përveç se prift arbëresh i ndershëm, ishte edhe ligjërues i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos dhe bashkëpunëtor i zellshëm i At Zef Valentini-t.
Ndër botimet e tij më me vlerë, janë Liber Brevium të Papa Kalistit, lidhur me epokën e Skënderbeut dhe përpunimin e Arkivit të famullisë greke-koroneze-arbëreshe të Sh. Kollit në Palermo.
Fjalën e rastit do ta mbajë Prof. Mateo Mandalà, ligjëruesi i sotëm i Shqipes në Universitetin e Palermos, i ndjekur nga famullitari i ri i Kishës Arbëreshe, papa Nikola Kuçi.
Ceremonia do marrë fund me koncertin e muzikës bizantine arbëreshe drejtuar nga profesori i shquar shqiptar, Tonin Tarnaku.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...