Kalaja e Dimalit ose e Krotinës

16 Shkurt 2017 - 13:41      

Tiranë, 16 shkurt – Qyteti antik i Dimalit shtrihet në krahun perëndimor të malit të Shpiragut, në krah të majtë të rrugës automobilistike Berat-Fier. Rrënojat e qytetit antik pozicionohen në vendin e quajtur Kalaja e Krotinës, toponim i marrë nga lagja me të njëjtin emër në fshatin Allambrez.

Ajo ngrihet 444 m mbi nivelin e detit dhe pozita strategjike e kodrës krijonin kushte mjaft të favorshme për zhvillimin e një vendbanimi në kohët antike. Afërsia e qytetit me vendbanime të tjera të rëndësishme si Apolonia dhe Bylis, i jepnin një rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve tregtare me këto qendra.
Identifikimin e rrënojave të vendbanimit mbi kodrën e Krotinës për herë të parë na e paraqet arkeologu austriak K. Prashniker, në periudhën e Luftës I Botërore.

Sot, nga kjo kala kanë mbetur fragmente muresh të dëmtuar nga koha dhe njerëzit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...