Lëvizja Vetëvendosje kërkon shmangien e politikës nga “Flaka e Janarit”

16 Shkurt 2017 - 14:01      

Gjilan, 16 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan në një konferencë për shtyp, të mërkurën, ka kritikuar qeverisjen komunale për mënyrën e organizimit të manifestimit kulturor “Flaka e Janarit” që, sipas këtij subjekti opozitar, po e zbehet gjithnjë e më shumë për shkak të ndikimit të politikës.

Ramadan Kurti, i cili njëherësh është aktor, por edhe kryetar i Komitetit për Kulturë, ka deklaruar se juria e cila ishte angazhuar në manifestimin e “Flakës së Janarit” ishte zgjedhur në mënyrë joprofesionale dhe, sipas tij, ka bërë shumë që krijues të fushave të ndryshme të hezitojnë të konkurrojnë në këtë manifestim. Ai thotë se mungesa e cilësisë është vërejtur edhe në festivalin e dramës shqipe “Talia e Flakës”, si dhe vlerësimin joprofesional nga juria sa u përket shfaqjeve.

“Edhe më tutje për këtë manifestim, financimi bëhet ad hoc, pra nuk ka buxhet të planifikuar, të ndarë me kohë, gjë që bën të pamundur një përgatitje të mëhershme për të, sepse buxheti i ndarë për këtë manifestim reflektohet edhe në cilësinë e tij”, ka thënë ai. Sipas Kurtit, mangësi e veprime që e dëmtojnë këtë manifestim janë mënyra e zgjedhjes së jurive dhe vlerësimet e tyre, që po ashtu nuk bëhen sipas kritereve të caktuara mirë.
“Pastaj vlerësimet e njëanshme të jurisë shpeshherë kanë zgjuar reagim e irritim të vetë pjesëmarrësve në konkurse, po nganjëherë ato kanë qenë të vërejtshme edhe prej qytetarëve pjesëmarrës. Për këtë arsye gjithnjë e më tepër kohëve të fundit po kemi hezitim të krijuesve seriozë të fushave të ndryshme, për të konkurruar në këtë manifestim”, ka thënë ai, duke shtuar se mungesa e reklamës në media qendrore të informimit është njëra prej elementeve që ka ndikuar edhe në konkurrencë.

Ai ka akuzuar qeverisjen komunale e cila drejtohet nga kryetari Lutfi Haziri se ka ndërhyrë në përbërjen e Këshillit Organizativ të manifestimit dhe ndryshimit të logos.

“Pse po ndërhyhet në skemën programore dhe në përmbajtjen të këtij manifestimi? Pse nuk po ruhet përbërja heterogjene e Këshillit organizativ të manifestimit? Pse dhe kush i dha të drejtë dikujt që të ndryshojë logon e manifestimit e cila tani më ishte bërë e identifikueshme për të gjithë? Pse secila parti politike që vjen në pushtet, ndërhyn duke ngjyrosur politikisht këtë manifestim, qoftë duke futur elemente që e karakterizojnë atë posaçërisht, qoftë duke anashkaluar profesionistët që janë angazhuar me vite, të cilët po zëvendësohen me elementë partiakë, edhe pse profesionalistët do të duhej të ishin ata që të vinin në vij, të mbanin, realizonin, begatonin e përparonin edhe më shumë këtë manifestim”, ka thënë ai.

Bashkim Nexhipi nga këshilli organizativ i manifestimit “Flaka e Janarit” ka mohuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të tyre duke thënë se ky manifestim kishte pasur një mbarëvajtje të mirë dhe se juria kishte vlerësuar në mënyrë të drejtë shfaqjet. “’Flaka e Janarit’ këtë vit nuk ka shkuar asnjëherë më mirë. Çmimet janë ndarë në mënyrë korrekte dhe nuk ka pasur asnjë dilemë dhe nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje. Shfaqjet kanë qenë ashtu siç janë dhe ato teatro që kanë qenë pjesëmarrëse”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...