Ministria e Kulturës shtyn për një ditë tjetër ndarjen e çmimeve për letërsi

16 Shkurt 2017 - 17:45      

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e ka lënë për një ditë tjetër të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi e paralajmëruar për nesër.

Shkak ka thënë të jetë agjenda e ngjeshur shtetërore.

“Ju njoftojmë se ceremonia për ndarjen e çmimeve për letërsi, e paralajmëruar për nesër anulohet për shkak të Agjendës Shtetërore për organizimin e Pavarësisë së Kosovës. Ceremonia do të organizohet me një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media të MKRS-së.

Koha Ditore ka shkruar sot se njëri prej të shpërblyerve, Abdullah Zeneli ka thënë se do ta refuzojë çmimin, teksa kishte thënë se arsyet do t’i bënte të ditura në ditën e ceremonisë.

Kujtojmë se akademik Eqrem Basha është laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

“Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Por Zeneli ka thënë se nuk e pranon këtë çmim. Ai nuk ka dhënë shumë detaje sa u përket arsyeve. Ka thënë se ato do t’i bëjë publike në ceremoni”, shkruan sot Koha Ditore. Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të gazetës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...