16 Janar 2017 - 09:04
“Frightfest” është festivali më i madh i horrorit në Britani të Madhe dhe për më shumë se një dekadë bashkëpunon me festivalin në Glasgow ku prezanton filmat më të mirë të zhanrit horror nga mbarë bota, shkruan sot “Koha Ditore”. Nëpërmjet tij “Bloodlands” ka siguruar shfaqjen në Skoci. “Bloodlands”, i realizuar në Shqipëri nga produksioni australian “Kastlefilms”, kishte nisur xhirimet në tetor të vitit 2014.
“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.
Më pas, afër vetes mbledh një grup njerëzish të cilëve shoqëria ua ka kthyer shpinën. Bëmat e saj janë fatale dhe njerëz të shumtë pësojnë nga rikthimi i saj. Ngjarja zhvillohet në Tiranë dhe familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca. “Bloodlands”, ani pse është realizim australian, kastën e aktorëve e ka shqiptare dhe i tëri do të jetë në gjuhën shqipe. Aty luajnë edhe Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.
Vinca tashmë ka marrë ftesën që të jetë pjesë e “Glasgow Film Festival”, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 17-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...