2 Maj 2016 - 08:32
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë dashamirës të artit dhe miq të kësaj qendre shqiptare të kulturës, e cila nga viti i kaluar është pjesëtare e FICEP ku përfshihen 56 anëtarë me të drejta të plota të saj. FICEP është Forumi i instituteve të kulturës të vendeve të huaja në Francë, e midis tyre Instituti Gëte i Gjermanisë, Instituti Shekspir i Anglisë, instituti Dante i Italisë, instituti Servantes i Spanjës, Maison de Japon, instituti Helen i Greqisë.
FICEP lajmëronte për hapjen e ekspozitës së dy artistëve shqiptar, Mulliqi, babë e bir, në faqet e saj të internetit, faqe e cila për aktivitetet e lajmëruara të instituteve dhe qendrave të kulturës që ndodhen në Francë mbështetet edhe nga Ministria e kulturës dhe komunikacionit dhe Bashkia e Parisit, është bërë e ditur përmes një komunikate, transmeton Koha.net.
Në hapje të kësaj ekspozite mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë Muhamedin Kulashi, i cili edhe falënderoi piktorin Visar Mulliqi për arritjet e tij në fushën e artit dhe sidomos për atë mendim të shprehur nëpërmjet veprave të tij mbi lidhjet e natyrës e zhvillimit.
Gjithashtu ai vlerësoi edhe punimet e zgjedhura për këtë ekspozitë nga bashkëshortja e piktorit Muslim Mulliqi, Resmije Begolli Mulliqi dhe të paraqitura si pjesë e koleksionit të Akademikut e piktorit të shquar të Kosovës.
Ekspozita përbëhet nga dy seri me nga 6 punime në teknikën e vajit e të paraqitura nga secili autor, dhe një grup litografi të firmosura dhe të numëruara nga 1 deri në 30 në dimension 100cm x 75cm të realizuara në letrën Arches 300gr/m2.
Fjalën e hapjes dhe prezantimin e dy piktorëve të Kosovës në këtë mbrëmje para dashamirësve të pranishëm të artit e bëri piktori Zamir Mati.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...