Dokumentari i inspiruar nga refugjati kosovar rishfaqet në Teksas

21 Mars 2016 - 09:59      

Kur Brandon Dickerson e kishte dëgjuar rrëfimin e mikut të tij Jeff Bowden se si një fotografi e vetme e refugjatit kosovar e kishte mbërthyer aq fuqishëm, regjisori nga Austin menjëherë kishte menduar se ka material për një film.

Një udhëtim në Kosovë bashkë me Bowden e kishte bindur për realizimin e dokumentarit “A Single Frame”, i cili sonte (e hënë) do të shfaqet në ekranin e kinemasë njëshekullore “Waco Theatre”- e njohur si “Hippodrome” që gjendet në “ Austin Avenue” në qytetin Waco të Teksasit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është hera e dytë që “A Single Frame” do të shfaqet për publikun e Teksasit. Dokumentari që trajton luftën në Kosovë, sebep për realizimin e të cilit u bë një fotografi e vetme, kishte rrëmbyer zemrat e shikuesve në festivalin “Austin Film Festival” vitin e kaluar.

Premiera botërore e “A Single...” u dha në kuadër të edicionit të 22-të ku kishte marrë çmimin e publikut “Heart of Film”. Në premierë morën pjesë edhe Dardan Selimaj e Biroll Urcan si bashkëproducentë nga Kosova sikurse edhe kinematografi Kushtrim Kadriu.

Sipas Selimajt është e rëndësishme që dokumentari po vazhdon të shfaqet dhe bota po e sheh rrëfimin e luftës së Kosovës.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...