7 Maj 2015 - 13:01
Ata jetojnë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej ku kanë nisur që të bëjnë aventurën e tyre.
Këtë e ka bërë me dije ekskluzivisht për portalin Koha.net, miku i çiftit, Lavdim Zylfiu. Ai ka thënë se flamuri i cili nuk po mund të valëvitet në veri të Kosovës, po valëvitet lirshëm në veri të botës.

“Desha të ju njoftoj se shoku im Visar Kastrati ka ardhur përsëri nga Florida e SHBA-ve në Prishtinë dhe kësaj here së bashku me gruan e tij Yllka Kastrati, dje kanë arritur në North Pole, Svalbard Longyearbyen – Norvegji, më në fund”, ka thënë Zylfiu, për portalin Koha.net. “Me vete e kanë marrë edhe flamurin e Kosovës për ta ekspozuar në Veri të Botës, meqë në Veri të Kosoves nuk po mundemi!!!”, ka shtuar ai.

Fotografitë që mund t’i shihni tregojnë aventurën e çiftit kosovar në rrugëtimin e tij drejt Polit të Veriut, me qëllimin që edhe flamuri i shtetit më të ri në Evropë të “ekspozohet” në këtë pjesë të botës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...