Ambasadori amerikan ka një urim për Kosovën [video]

16 Shkurt 2017 - 22:20      

“Fillimisht, urime ditëlindjen”, uron ambasadori amerikan për Kosovë, Greg Delawie për përvjetorin e shtetit të Kosovës.

Delawie thotë se shpreson të shohë përkushtim nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës.

“Dëshiroj të shpreh shqetësimin që e kemi dëgjuar në 2016-n: shumë njerëz flasin për qeverisjen si proces për ndarjen e hises së përfitimeve dhe unë ndjej se shërbimi publik nënkupton besimin e publikut dhe obligimi i parë për çdo shërbyes publik, pa marrë parasysh a është politikan, shërbyes civil, gjyqtar apo prokuror duhet të jetë që interesat e qytetarëve të Kosovës të jenë në krye”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV-së. “Për 2017-n, sigurisht që do të dëshiroja të nxis të gjithë që janë në shërbimin publik në Kosovë, pa marrë parasysh çfarë roli luajnë ata, që të pyesin veten: çka po bëj sot për qytetarët e vendit tim? Jo për partinë time, jo për familjen apo miqtë e mi. Këto janë të rëndësishme në baza personale, por në rolin tonë si shërbyes publikë, duhet të kujdesemi për publikun së pari. Shpresoj të shoh përkushtim nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës duke pyetur veten: çka po bëj sot për vendin tim?”, ka thënë ambasadori Delawie.


Ambasadori amerikan ka një urim për Kosovën by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...