Delawie: Ka progres në luftën kundër korrupsionit, deputetët të ratifikojnë demarkacionin

16 Shkurt 2017 - 21:56      

Kosova po ec mirë drejt përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. E ndër kushtet e fundit, ai i krimit të organizuar sipas ambasadorit amerikan për Kosovë, Greg Delawie është trajtuar dhe ka shënuar sukses gjatë vitit 2016.

E për demarkacionin, Delawie nxit parlamentarët që ta ratifikojnë.

Tutje Delawie përmend edhe rastet e luftimit të krimit të organizuar, e që sipas tij, duhet të vazhdojnë të përcillen.

Po të isha Kosova, do të argumentoja përparimin, thotë Delawie

“Në një rast ishin 57 zyrtarë policorë të arrestuar, pastaj ka pasur një numër i deputetëve që kanë dhënë dorëheqje kur ndaj tyre u ngrit aktakuzë për korrupsion; kemi pasur zyrtarë komunalë që janë arrestuar ose akuzuar për korrupsion. Mendoj se ky është progres. Tani, qartazi që këto duhet të përcillen ashtu që prokurorët të ndërtojnë rastin më të mirë të mundshëm, gjykatësit të mundësojnë ndarje të shpejtë të drejtësisë sido që të përfundojë rasti. Por, po të isha Kosova, do të argumentoja se po arrijmë përparim. Ende ka punë, por megjithatë po arrihet përparim”, ka thënë ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...