Foto ilustrim

Kur pritet të përfundojnë punimet në Ambasadën Amerikane e çfarë shërbimi do t’i shtohet

16 Shkurt 2017 - 22:10      

Ndërtesa e re e ambasadës amerikane do t’ua lehtësojë qytetarëve aplikimin për vizë amerikane. Kjo sipas ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie pritet të ndodhë në vitin 2018.

“Presim që të hapet në 2018-n. Ndërtimi po shkon mirë, po ngrihet gjithnjë e më lart mbi atë rrethojë prandaj jemi optimistë. Do të jetë shumë mirë që të bartemi në një ndërtesë të ndërtuar enkas për zyre sepse Ambasada jonë tash për tash është në një grumbull shtëpish, të cilat janë shtëpi të mira, por nuk janë ndërtuar për të qenë zyra që na duhen neve. Në vitin 2018, jam i bindur do të jetë ndër ndërtesat më të bukura në Kosovë, e sigurisht do të jetë ndër ndërtesat më miqësore ndaj mjedisit dhe me energji efiçiente, me burime gjeotermale dhe gjëra të tilla, pra do të jetë mjaft e mirë”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV-se, përcjell Koha.net. “Kjo po ashtu do të na mundësojë hapjen e shërbimeve të plota për viza për qytetarët kosovarë. Tash për tash, shumica e qytetarëve të Kosovës duhet të shkojnë në Shkup për t’u pajisur me vizë amerikane. Na vjen keq për këtë, por tash për tash thjesht nuk mund t’i shërbejmë të gjithë në sektorin tonë konsullor”, ka thënë ai.

Ambasada amerikane është në vazhdimësi duke punuar në krijimin e lehtësive për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët mbi moshën 60-vjeçare mund të vijnë këtu në Prishtinë në vend se të shkojnë në Shkup. Para disa ditëve lajmëruam se do t’i bëjmë intervistat për viza për studentë për programin veror për punësim dhe udhëtim, që është program i posaçëm i punës sezonale në Shtetet e Bashkuara. Këtu natyrisht shumica janë të rinj, që do të thotë diku rreth 500-600 më shumë kërkues për viza që do të shqyrtohen në Prishtinë e jo në Shkup”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...