Vlerësohet roli i Lobit Rajonal të Grave

20 Mars 2015 - 14:18      

Prishtinë, 20 mars - Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, zhvilloi një takim me drejtoreshën e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ingibjorg Solrun Gisladottir dhe Flora Macula, udhëheqëse e UNWomen në Kosovë, me ç’rast bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimet e përbashkëta për fuqizimin e rolit të grave në proceset e bashkëpunimeve rajonale.

Ministrja Tahiri, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, foli për progresin dhe sfidat e procesit të fuqizimit të grave, duke thënë Kosova ka bërë përparime në këtë drejtim porse duhen angazhime të shtuara për avancimin e pozitës së grave sidomos në vendimmarrje.

“Lobi Rajonal i Grave mbetet i përkushtuar për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe proceseve paqësore në mbarë rajonin, sepse fuqizimi i grave është një investim strategjik për proceset zhvillimore dhe integrimet euro-atlantike për të gjitha vendet e rajonit”, ka theksuar ministrja Tahiri. Ajo falënderoi UNWomen për mbështetjen e vazhdueshme të agjendës së grave dhe vlerësoi lartë partneritetin strategjik mes UNWomen dhe Lobit Rajonal të Grave (RWLSEE).

Drejtoresha e UN Women, znj. Gisladottir, vlerësoi lartë punën e Lobit Rajonal të Grave dhe kontributin e madh që po e jep në avancimin e pozitës së grave në vendet e rajonit, si dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal në mesin e grave politikane dhe shoqërisë civile për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ajo premtoi vazhdimin e mbështetjes për agjendën e Lobit Rajonal të Grave.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...