FR të LDK-së në fushatë me moton “LDK me Zemër”

12 Mars 2014 - 15:41      

Prishtinë, 12 mars 2014 – Me rastin e 24- vjetorit të themelimit, kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së në një takim me gazetarë ka kujtuar brezat e shumtë të cilët dhanë shumë për Kosovën, si dhe ka paralajmëruar aktivitete ndryshme.

“Sot e kujtojmë Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Tahir Zemajn, e shumë burra e gra, tij të Kosovës, të cilët dhanë gjithë qka patën për atdheun tone”, citon QIK-u kryetarin e FR të LDK-së, Armend Ibrahimi.

Ai theksoi se të rinjtë e LDK-së ndjehen të lumtur dhe shumë krenarë, që ky përvjetor e gjen Forumin e Rinisë më dinamik dhe më të organizuar se kurrë më parë.

Ibrahimi tha se FR i LDK-së këtë përvjetor do ta shënojë me shumë aktivitete, ndërsa aktiviteti kryesor do të jetë fushata që do ta prezantojnë sot me moton “LDK me Zemër”, fushatë kjo për anëtarësimin e të rinjve në gjithë Kosovën.

Kjo fushatë, shtoi ai, do të zhvillohet në disa faza. Në fazën e parë do të bëhet regjistrimi i të gjithë anëtarëve të afërt me strukturat e FR dhe do t’i bëjnë të njohura adresat e zyreve në gjithë Kosovën. Ndërkaq, fazat e tjera, së bashku me të rinjtë e LDK-së, do të dalin nëpër qytetet, me tenda, kanatiere dhe shenja të ndryshme identifikuese për t’u ofruar mundësinë që secili i ri të jetë pjesë e FR.

“Jemi të vetëdijshëm për të kaluarën tonë fisnike me plotë lavdi e përkushtim për Atdheun, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet Kosova sot. Andaj ne mbetemi të përkushtuar, se bashku me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Kryesinë e LDK-së dhe gjithë anëtarësinë e gjerë, përkrahësit dhe simpatizantët, që Kosovës t’i japim një qeveri me duar të pastra, në mënyrë që Kosovën ta bëjmë një vend të përshtatshëm që të rinjtë tanë , të shkollohen, punojnë dhe jetojnë”, tha kreu I FR të LDK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...