Miratohen grantet qeveritare për financimin e komunave

3 Shkurt 2017 - 13:50      

Komisioni i Granteve ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2017, i cili u kryesua nga ministri i Financave Avdullah Hoti, njofton kumtesa ministrore.

Në takim u diskutua dhe u aprovua Raporti i përshtatshmërisë së financimit komunal për vitin 2016, ku u bë e ditur se ky raport i cili prezanton vlerësimin e Komisionit të Granteve mbi përshtatshmërinë e sistemit të financimit të nivelit komunal përgjatë vitit 2016, paraqet rezultatet e vlerësimit dhe sfidat kryesore të identifikuara nga Komisioni i Granteve, dhe më pastaj ofron rekomandime për përmirësime të mëtutjeshme në sistemin e tanishëm të financimit komunal, transmeton Koha.net.

Vlerësimi i Komisionit të Granteve bazohet në parimet e përcaktuara me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) dhe në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (LVQL). Më saktësisht, përshtatshmëria e sistemit të financimit komunal është vlerësuar duke matur zbatimin e kritereve bazë të përcaktuara në LFPL për ndarjen e granteve qeveritare dhe përfshirjen e vlerësimeve të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e Qeverisë së Përgjithshme.

Sipas këtij Raportit për vitin 2016, Komisioni i Granteve ka aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, si vijon:

• Granti i Përgjithshëm - në shumë prej 134.91 milionë euro
• Granti Specifik për Arsim - 161.33 milionë euro
• Granti Specifik për Shëndetësi - 42.08 milionë euro
• Financimi për Shëndetësi Sekondare – 2.60 milionë euro dhe
• Financimi për Shërbime Rezidenciale – në shumë prej 0.24 milionë euro
• Përfshirjen e parashikimit të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e Qeverisë së Përgjithshme në shumë prej 80 milionë euro.
Në këtë takim anëtarët e Komisionit tw Granteve në bazë të nenin 32 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, bënë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj me short, për katër kryetarë të komunave me mandat ligjor njëvjeçar si anëtarë të Komisionit të Granteve gjatë vitit 2017.

Me hedhjen e shortit për anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve, janë përzgjedhur kryetari i komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Klinës, kryetari i komunës së Ferizajt si dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, njëherazi edhe kryesuesi i Komisionit të Granteve , përgëzoi Kryetarët e Komunave për bashkëpunimin dhe kontributin në arritjen e objektivave dhe sukseseve gjatë vitit 2016, dhe i ftoj ata që ky trend i sukseseve të performojë në nivel më të lartë profesional dhe menaxherial edhe gjatë vitit fiskal 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...