Premiumet shëndetësore nga korriku i vitit të ardhshëm

23 Dhjetor 2016 - 13:24      

Shtyhet për në korrik grumbullimi i së premiumeve për sigurimet shëndetësore, raporton KTV.

Këtë vendim e ka marrë qeveria e Kosovës pas prezantimit të punës për fillimin e zbatimit të këtij ligji.

Ministri i shëndetësisë Imet Rrahmani ka thënë për KTV-në se vendimi është marrë nga qeveria për të eliminuar shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë dhe ata vendorë.

“Po është e vërtet që Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendim për shtyrjen e mbledhjeve së premiumeve deri në 1 Korrik 2017. Edhe pse është vlerësuar lart puna e MSH-së dhe partnerëve, kjo kohë shtesë do të shfrytëzohet të eliminohen disa shqetësime të ngritura nga partner ndërkombëtar dhe vendor.

Theks të veçantë i është vënë kampanjës për informim të bizneseve dhe popullatës. Ne respektojmë vendimin e Qeverisë dhe do të japim raporte mujore për përparimet në kêtë proces”, ka thënë Rrahmani.

Këtë vendim e ka mirëpritur Oda Ekonomike Amerikane e cila një javë më parë ka kërkuar pezullimin e këtij procesi.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson si pozitiv vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrjen e fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore. OEAK beson se periudha në vijim do të mundësojë një proces të diskutimit gjithëpërfshirës me të gjithë akterët relevantë, adresimin e të gjitha shqetësimeve, si dhe eliminimin e të gjitha të metave që e kanë karakterizuar zbatimin e ligjit deri në këtë fazë”, thuhet në një komunikatë të këtij institucioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...