Pse ishte e jashtëzakonshme vizita e Molliqajt me Astrit Deharin në burg [video]

17 Nëntor 2016 - 20:45      

Kërkesa për vizitën e sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj te Astrit Dehari, në kohën sa ai ishte në paraburgim ishtë bërë me kërkesën e vetë Astritit dhe në ditën që atij i mundësohej zgjatja e vizitës deri në një orë.

Nëna e të ndjerit, Xhemile Dehari në “Rubikon” të KTV-së shpjegoi se pse atë ditë nuk shkoj Molliqaj por miku i familjes, njëherit koleg i vëllait të Astritit, Max Brym, transmeton Koha.net.

“Në atë vizitë Astriti e ka bërë kërkesën, sepse e morrëm vesh që një herë në muaj e ka vizitën një orëshe dhe kërkoj që të vinte Dardan Molliqaj. U ndërrua personi dhe erdhi Max Brym, vizita e ardhshme u bë me Dardanin”, ka thënë ajo.

“Vizita e Dardanit ka qenë e jashtëzakonshme”, shtoi ajo. Dehari shpjegoi se si në ditën tjetër kur shkuan së bashku me Dardanin pritën mbi një orë jashtë qendrës së paraburgimit.

Ajo theksoi se kur hyn brenda ishin vetëm ata dhe sportelet tjera ishin të zbrazura, çka nuk ndodhte në vizitat e zakonshme.

“Brenda kanë qenë vetëm policët dhe sportelet tjera kanë qenë të zbrazura”, theksoi Dehari.

“Vizita e fundit ka qenë me Sami Kurteshin. Lëvizja po na rritet shumë Astrit, i tha Samiu Astritit, këtë fjali e kam në vesh”, shtoi tutje ajo.

Xhemile Dehari foli për fjalët që i biri i thoshte asaj gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

“Ndalu se po kam qef me ty me bisedu ma shumë. Te Dardani jemi ndal na vetë me herët, aty është shumë ngushtë dhe ne ishim katër persona”, ka thënë ajo.

Tutje Dehari tregoi se çdo vizitë 10 minutat e fundit e kishin lënë vetëm Astritin me bashkëshorten.

“Minimumi 10 minuta i kemi lënë vetë edhe tu thënë Astriti mos na leni vetë se nuk kemi cka të flasim”, përfundoi ajo.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Vizita e Dardan Molliqaj te Astrit Dehari by kohanet

 


Çfarë i thoshte Astrit Dehari nënës së tij by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...