Hajdin Sejdia humb gjyqin, Komuniteti Mysliman merr pronën tek “Disko Albania” në Tiranë

17 Nëntor 2016 - 12:58      

Ka përfunduar odiseja e gjyqeve për tokën tek ish-Disko Albania në Tiranë. “Syri” shkruan se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e kërkonte pronën e tij, ndërsa pronari i “Disko Albanias”, Hajdin Sejdia pretendonte se ishte e tija.

Në fakt edhe zona aty njihet me emrin “gropa e Hajdin Sejdisë”, e cila është mbushur disa vite më parë me inerte dhe kthyer në një park çlodhës për qytetarët e Tiranës.

Por gjyqi për pronësinë vazhdonte prej vitesh. Më në fund gjykata duket se ka vendosur në favor të Komunitetit Mysliman.

“Më në fund morëm pronën e KMSH tek ish Disko Klub Albania në qendër të Tiranës, që për vite të tëra ishte kthyer në gangrenë.

Fotot janë nga ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në një postim në faqen e Facebook, Drita Islame.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...