Prokuroria në heshtje tërhiqet nga aktakuza ndaj kreut të AKPM-së

11 Qershor 2016 - 06:46      

Kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM), Jeton Shala, i ka shpëtuar ballafaqimit me gjykatën në të cilën parashihej të paraqitej si i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vetëm disa javë pasi u bë publike në opinion ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore e Prishtinës është tërhequr prej saj.

Prokurori i rastit, Feti Tunuzliu, i kontaktuar nga “Koha Ditore”, nuk ka treguar arsyet pse e ka tërhequr aktakuzën, por vetëm është thënë se i akuzuari ka ofruar “dokumente shtesë”, përmes së cilave ka vlerësuar se akuza më nuk qëndron.

Me gjithë pyetjet e gazetës, prokurori Tunuzliu nuk ka treguar se për çfarë “dokumentesh shtesë” bëhet fjalë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...