Edhe Xuxi në “The Voice of Albania 6”

13 Tetor 2016 - 22:28      

Pas prezantimit të Alban Skënderaj, Rona Nishliut dhe Besa Kokëdhima, trajneri që plotëson katërshen e edicionit të sivjetmë të “The Voice of Albania” është Xuxi.

Xuxi nga “The Voice of Albania” vlerësohet si një nga më urban dhe eksperimental në Kosovë.

Naim Bujaku, i njohur me emrin artistik Xuxi, fillon karrierën e tij artistike në vitet ‘80, si pjesëtar i grupit “Sahara”. Ndonëse kaloi shumë vite në emigracion, Xuxi nuk u shkëput kurrë nga muzika. Rikthimi i tij në Kosovë, e bëri të fillojë menjëherë punën për albumin e tij të parë, që pati super hite si ‘Funky ty të zëvendëson’ apo një prej baladave më të bukura të muzikës moderne shqiptare “Eja me merr”. Albumi numëron 8 këngë të stilit funky.

Një tjetër pasion i tij i vjetër është radio. Ai punon si moderator, ka një program të vetin, të cilin e drejton prej vitesh. Xuxi bën pjesë në gjeneratën e artistëve të Kosovës, të cilët revolucionarizuan kulturën muzikore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...