Ermal Meta, një imazh i bukur për gjithë shqiptarët

16 Shkurt 2017 - 09:27      

Tashmë për kantautorin shqiptar Ermal Meta, kanë shkruar mjaft gazeta, ato italiane dhe në Shqipëri, por edhe gazetat katolike për arritjen e shkëlqyer dhe si fitues trofesh në festivalin e këngës në Sanremo të këtij viti, ndër më të njohurit në botën e kulturës dhe të artit.

Gazeta “Avvenire” e përditshmja italiane me frymëzim katolik, ka botuar së fundmi një artikull me titull “Prova e Pjekurisë”, shkruar nga gazetarja Angela Calvini.

Ermal Meta në Festivalin italian “Sanremo” doli fituar i çmimit të tretë, atë të kritikës si dhe çmimin “Serata Cover”, duke rikënduar këngën e famshme të Domenico Modugno “Toka ime e hidhur”, që cilësohet nga kritika si me motive arbëreshe.

Intervista në “Avvenire” shoqërohet më një foto të madhe të artistit.
Ai tregon se ka bërë shumë rrugë për të arritur aty ku është sot, i vlerësuar në mjediset e muzikës dhe ka shkruar tekste për këngëtarë të njohur italianë. Kënga e tij në Sanremo ishte autobiografike, kurajoze kundër dhunës brenda familjes: “Vietato morire”.

Ndërkaq kantautori shpjegon se: “Shkrimi i këngëve lind nga nevoja e brendshme për të hedhur në letër dhe me pas në melodi atë që unë jetoj, por gjithashtu jam frymëzuar edhe në shumë histori që kam lexuar në libra”. Biri i dy muzikantëve të orkestrës simfonike të Fierit, ka studiuar piano që nga mosha pesë vjet, duke shkuar në çdo koncert të nënës së tij violiniste. Në moshën 13 vjeçare ai shpërngulet në Itali dhe fillon rrugën në muzikë, deri në karrierën e tij si solist në Sanremo në 2016 dhe 2017, duke spikatur me talentin e tij, – shkruhet në gazetë.

Jehona për artistin shqiptar ka qënë e madhe, duke përfaqësuar kështu diçka nga gjithë emigrantët shqiptarë, duke sfiduar, madje njëra nga gazetat shkruante jo humor dhe ironi që artisti shqiptar “vodhi” çmime në Sanremo. Shqiptarët po arrijnë të marrin atë që meritojnë duke dhënë kështu dhe një imazh të bukur për të shqiptarët dhe Shqipërinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...