"Këtë edicion i kam dy synime para vetes: të fitojmë në çdo ndeshje dhe ta shndërroj Pejën në klubin më të organizuar në Kosovë me ndihmën e kryesisë", ka thënë të enjten për gazetën Aleksandar Todorov. Peja ka angazhuar shtatë lojtarë gjatë verës, pasi pos në garat vendore dhe në Ligën Ballkanike, do të marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.
ec me kohën...