
Pas tërheqjes së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se funksionimi i punës së Kuvendit varet nga Qeveria, e cila nuk duhet të sjell për votim versionin aktual të marrëveshjes. Ndërkohë, pozita shpreson se deputetët do t`i kthehet punës dhe përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.
ec me kohën...