Foto: Ilustrim

KTV: Çka ndodhi sot në protestën kundër Jabllanoviqit në Krushë të Madhe [video]

18 Janar 2015 - 12:00      

Protestat ndaj ministrit të Komuniteteve dhe Kthimit, Aleksandër Jabllanoviqit, nuk kanë të ndalur, raporton KTV.

Më shumë se 300 banorë të Krushës së Madhe dhe të fshatrave përreth, kanë protestuar kundër deklaratave fyese të tij, i cili pasi i ka quajtur nënat e Gjakovës egërsira, ka thënë se nuk ishte në dijeni për krimet e Serbisë në Kosovë.

Me fotografitë në duar të të vrarëve, të Ukshin Hotit dhe të të zhdukurve të tjerë, ata kanë marshuar nga Qendra e Kulturës deri te varrezat e fshatit, duke brohoritur: “Poshtë fashizmi!” dhe “Jabllanoviq jashtë!”.

Me këtë rast, duke thënë se ndihen të fyer nga deklaratat e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, krushjanët kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta shkarkojë Jabllanoviqin nga kabineti i tij.

Protestuesit kanë thënë se duan t’ia kujtojnë Qeverisë së vendit 241 të vrarët dhe 64 të zhdukurit e fshatit të tyre, gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell koha.net.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me kaq dhe se në ditët në vazhdim, ata do të ngrenë edhe padi penale ndaj ministrit Jabllanoviq.

© KOHA.net
 

Banorët e Krushës së Madhe protestuan sot kundër Jabllanoviqit

Protestat kundër ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, kanë vazhduar edhe sot.

Pas protestës masive në Gjakovë një ditë më parë, sot kanë protestuar banorët e njërit ndër fshatrat më të prekur nga lufta e fundit në Kosovë, Krushë e Madhe, raporton KTV.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Mustafa shkarkimin e ministrit pas deklaratave të tij fyese.

“Krusha e Madhe është një nga vendet,ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelët serb, nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona prej tyre 206 nga Krusha”, kanë thënë organizatorët e protestës, transmeton Koha.net.

© KOHA.net

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...