Shteti ia ka rezervuar Lushtakut pozitën e kryetarit deri sa të përfundojë procesi gjyqësor

21 Shtator 2014 - 09:32      

Tri ditë pas Vitit të Ri erdhi deri në komunë sa për ta dhënë betimin për kryetar dhe më nuk u duk në zyrën e tij.

Sami Lushtaku që nga 3 janari i këtij viti është zyrtarisht kryetar i komunës së Skenderajt. Por nga ajo datë kanë kaluar tetë muaj dhe Lushtaku nuk ka mundur ta kryejë detyrën e tij prej kryetari. Kjo pasi që Lushtaku ende gjendet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Në një nen të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se një muaj pa arsye. Por Lushtaku do të vazhdojë të mbetet kryetar i Skenderajt derisa të përfundojë procesi gjyqësor dhe Gjykata ta merr një vendim në lidhje me të.

Sekretari i Ministrisë së Pushtetit Lokal tha për Tribunë se Departamenti ligjor i Ministrisë ka konstatuar se në këtë rast kryetari mungon në punë pa vullnetin e tij.
“Në bazë të ligjit kryetarit i përfundon mandati nëse nuk paraqitet në punë pa arsye, megjithëse Lushtaku në paraburgim është pa dëshirën e tij atëherë ne kemi vendosur që të presim përfundimin e procesit gjyqësor”, tha sekretari Besnik Osmani.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...