Arsenali mund ta marrë Mustafin për gjysmë më lirë sesa pritej

28 Korrik 2016 - 18:42      

Valencia raportohet se akoma nuk ka marrë ofertë zyrtare nga Arsenali për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

“Topçinjtë” janë në treg për një qendërmbrojtës pasi Per Mertesacker pritet të mungojë disa muaj pas një lëndimi të pësuar në turnetë para-sezonal.

Sipas raportimeve të fundit, Mustafi që fitoi Kupën e Botës më 2014 me Gjermaninë, është caku i ri i Arsene Wengerit.

Siç raporton “Daily Mirror”, Mustafi ka klauzolë prej 50 milionë eurosh për t’u larguar nga Valencia, megjithatë klubi spanjoll do të pranojë ta shesë 24-vjeçarin për gjysmën e këtij çmimi, 25 milionë euro, pasi dështoi të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Arsenali sivjet ka transferuar edhe futbollistin tjetër shqiptar Granit Xhaka nga Borussia Monchengladbach.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...