LDK e PDK lëshojnë mbledhjen, ndërpritet seanca e Kuvendit të Prishtinës

14 Korrik 2016 - 11:56      

Është ndërprerë mbledhja e Kuvendit komunal të Prishtinës, pasi qe LDK dhe PDK e kanë lëshuar mbledhjen, e bashkë me ta mbledhjen e ka lëshuar edhe kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi, i cili është nga LDK, raporton Koha Ditore.

Kjo ka ndodhur ne momentin qe është diskutuar nëse duhet futur në rend dite diskutimi rreth gjendjes së rëndë te Ndërmarrjeve Publike Komunale në bordet e te cilave kryesisht janë përfaqësuesit e LDK –së dhe PDK- së dhe ata përbëjnë shumicën në ato borde.

Anëtarët e KK –së janë në pauzë 15 minutash,kërkuar nga Feti Mediu, përfaqësuesi më i vjetër ne KK.
Sipas rregullores, ai kryeson mbledhjen, nëse kryetari e lëshon mbledhjen.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...