Foto: Koha

“Autobusët”, Komuna garant për kthimin e borxhit të “Trafikut Urban” në rast dështimi [dokument]

18 Maj 2016 - 13:56      

Grupet Parlamentare të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë dalë me një propozim të përbashkët për çështjen e autobusëve, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Financave për rekomandim në Qeverinë e Kosovës.

Ky propozim u mirëprit nga të gjithë asamblistët e pranishëm në sallë, gjithsejtë 42.

“I rekomandohet Ministrisë së Financave që në pajtim me nenin 18 të Ligjit për borxhet publike t’i rekomandoj Qeverisë së Kosovës miratimin e kërkesës së NPL “Trafiku Urban” SH.A. për garanci shtetërore për marrjen e kredisë nga BERZH-i”, thuhet në nenin 1 të propozimit të Grupeve Parlamentare në KK të Prishtinës, raporton Koha.net.

“Komuna e Prishtinës zotohet që të e merr përsipër kthimin e borxhit, nëse NPL “Trafiku Urban” SH.A. dështon të i kthej kredinë BERZH-it”, thuhet në nenin 2 të këtij propozimi.

Ndërkaq, në fund theksohet se ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në zyrën e protokollit të Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe publikimit në gjuhë zyrtare në ueb-faqen e Komunës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...