Irani mbyll gazetën që botoi fotografinë e George Clooneyt me “Charlie Hebdo”

18 Janar 2015 - 15:51      

Irani ka urdhëruar mbylljen e një ditoreje e cila publikoi në faqen e parë një fotografi të George Clooneyt ku ai mbante të ngjitur në xhaketën e tij një pullë në mbështetje të “Charlie Hebdo”.

Gazeta “Mardom e-Emruz” (Today’s People), botoi foton e aktorit në Golden Globes me titullin “Edhe unë jam Charlie”.

Mohammad Ghoochani, kryeredaktor i gazetës, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Tasnim” se gazeta e tij është detyruar të mbyllet, transmeton Koha.net.

Ndonëse gazeta nuk kishte shfaqur përkrahjen për “Charlie Hebdo” apo për mendimin e aktorit, gjykatësit e cilësuan titullin si “të turpshëm”.

Qeveria e Iranit dënoi sulmin ndaj zyrave të Charlie Hebdo por edhe kritikoi revistën, duke thënë se publikimi i karikaturave të Muhamedit ka qenë “provokim” dhe ka ofenduar Islamin.

Sipas traditës islame, çdo përshkrim i Profetit Muhamed konsiderohet blasfemi.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...