Mustafi kërkon këndelljen e Valencias

9 Shkurt 2016 - 11:35      

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka thënë se është koha e fundit kur skuadra e tij Valencia duhet të zgjohet nga gjumi.

Mustafi 23-vjeçar me fanellën e Valencias ka 12 ndeshje pa e shijuar fitoren në La Liga të Spanjës, përcjell sot Koha Ditore.

"Është koha për t'u ngritur", ka shkruar Mustafi në rrjetin social "Instagram". Valencia, që këtë edicion mori pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, për edicionin e ardhshëm është larg saj.

Zë vendin e 13-të me 25 pikë. Me fanellën e Valencias reprezentuesi i Gjermanisë, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në 17 ndeshje.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...