Reali nuk pranon dënimin e dhënë nga FIFA

14 Janar 2016 - 19:02      

Real Madridi ka konfirmuar se do të ankohet pas vendimit të FIFA-s që i ndalon transferimet “Mbretërve” për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke thënë se klubi madrilen nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Los Blancos” dhe Atletico u ndëshkuan për shkak të parregullsive me regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Atletico orë më parë kishte konfirmuar se do të ankohet, ndërsa tani të njëjtën gjë e ka bërë edhe rivali i qytetit.

“Real Madridi do të ankohet në këtë vendim të FIFA-s në të gjitha bordet sportive, duke e konsideruar absolutisht të papranueshëm”, thuhet në një njoftim të klubit të Realit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...