Tifozët grekë e serbë brohorasin “Vrite kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla

5 Nëntor 2015 - 22:52      

Një ngjarje e shëmtuar plot urrejtje nacionaliste është shënuar në stadiumin ku zhvillohej ndeshja Olimpiakos – Dinamo e Zagrebit.

Tifozë grekë, por edhe serbë, kanë lëshuan thirrje antishqiptare dhe antikroate, transmeton noa.

Ata brohorisnin mes klithmash “Vrite kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla”.

Episodi ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Olimpiakos dhe Dinamos së Zagrebit në stadiumin Georgios Karaiskakis të Athinës, kur tifozët vendas, të ndihmuar nga huliganët serbë të grupit “Delije” me të cilët kanë vëllazëri, lëshuan në kor thirrjen vrastare.

Thirrja “Vrite kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla!” u intensifikua në çastet kur lojtarët e Dinamos dolën në nxemje.

Incidenti pasoi një ankesë që drejtuesi e Dinamos së Zagrebit bënë tek zyrtarët e UEFA.

Ata kërkuan të hiqen banderolat me simbole çetnike dhe të ndalen thirrje të tilla në kufijtë e etjes për gjak.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...