De Biasi: Në Armeni, për t’u kualifikuar

10 Tetor 2015 - 18:48      

Në konferencën për mediat, pak pasi zbriti në Jerevan, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi u shpreh optimist për arritjen e objektivit; kualifikimin direkt për në Euro 2016.

 “Shpresojmë që kualifikimin ta arrijmë në Armeni dhe me shumë mundësi do ta bëjmë këtë. Do të ishte gjë e bukur të festonim në Armeni”, tha trajneri kuqezi.

Tekniku italian i kombëtares shqiptare shprehu keqardhjen që një gjë e tillë nuk u realizua në “Elbasan Arena” në ndeshjen kundër Serbisë, transmeton tch.

“Për fat të keq në ndeshjen e fundit humbëm mundësinë që të vinim në Armeni të kualifikuar”, tha ai.

Shqipërisë i duhet vetëm fitorja me çfarëdolloj rezultati që të kualifikohet direkt për në europianin e Francës, në të kundër vendi i tretë na çon në fazën “play off” që luhet në nëntor, e ku deri më tani janë disa skuadra me emër dhe tejet të forta

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...