Foto: Reuters

Cana: Në Armeni po shkojmë për të siguruar kualifikimin

10 Tetor 2015 - 16:25      

Një fitore e ndan përfaqësuesen shqiptare nga kualifikimi në Kampionatin Evropian 2016.

Pas rastit të parë të shpërdoruar në ndeshjen e së enjtes kundër Serbisë në “Elbasan Arena”, të dielën në Armeni ekipi kuqezi ka shansin e dytë që të sigurojë pjesëmarrjen direkte në evenimentin në Francë.

“Po shkojmë (në Armeni) dhe të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet play-off”, thekson Cana për SuperSport.

Humbja në “Elbasan Arena” ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares. Kapiteni beson se skuadra është bërë edhe më e fort.

“Çdo humbje ka mësimet e veta. Rezultati në Elbasan na ka bërë edhe më të fort. Tani e kemi vetë në dorë kualifikimin”, ka thënë Cana më tej.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...