Jehona e Shqipëri-Serbi në mediat evropiane

9 Tetor 2015 - 12:56      

Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e fituar nga kjo e fundit, u pasqyrua gjerësisht edhe në median evropiane. Në Danimarkë, të përditshmet vendase flasin për një ndihmë të ardhur nga skuadra e Çurçiç, pasi e detyron kombëtaren tonë të fitojë me çdo kusht në sfidën e së dielës ndaj Armenisë për t’u kualifikuar direkt në fazën finale të Euro 2016.

 “Ekstrabladet” shkruan: “Po! Serbia ndihmon Danimarkën në Eliminatore”. Ndërsa “BT Online” publikon artikullin: “Serbia i jep jetë Danimarkës në minutat shtesë në sfidën me Shqipërinë”.

Edhe media italiane ka folur për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kështu, “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Shqipëri-Serbi 0-2; De Biasi i detyruar të fitojë me Armeninë”. Portali “Sportmediaset” shkruan: “Në “Elbasan Arena”, Serbia mund Shqipërinë e Gianni De Biasit, në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes, ajo që krijoi më shumë tensione pas ngjarjeve në Beograd.

Në një stadim të blinduar, miqtë arritet të gjejnë golat vendimtarë në kohën shtesë me Kolarov dhe Ljajic. Shqipëria gjithsesi ka ende mundësi të kulifikohet direkt dhe i duhet të fitojë ndaj Armenisë, ndërsa Danimarka që për momentin ka pikë më shumë, e mbylli fazën e kualifikueseve”.

Kombëtarja jonë gjeti hapësirë edhe në median spanjolle. E përditshmja AS publikon artikullin: “Serbia i komplikon jetën Shqipërisë”, që tani do t'i duhet të fitojë ndaj Armenisë për t'u kualifikuar në fazën finale të Euro 2016. Ndërsa “El Mundo Deportivo”, përveç rezultatit, vë në dukje edhe normalitetin me të cilin u zhvillua kjo ndeshje.

"Serbia hakmerret ndaj Shqipërisë duke fituar 2-0. Por, ajo që ka më shumë rëndësi në këtë përballje është se nuk pati asnjë incident. Gjithçka u zhvillua në mënyrë korrekte, përveç momentit kur u dëgjuan fërshëllima gjatë ekzekutimit të himnit serb”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...