Real Madridi “shkel” në shtëpi Espanyolin

12 Shtator 2015 - 17:48      

Pas barazimit në javën e kaluar ndaj Gijonit, Real Madridi është kthyer në mënyrën më të mirë, duke mposhtur Espanyolin si mysafir, me rezultat 6 me 0.

Ylli i skuadrës, Ronaldo ishte top futbollisti i kësaj ndeshje, i cili shënoi 5 gola, ndërsa kishte gisht edhe në golin e gjashtë duke asistuar.

Qysh në 20 minutat e parë të ndeshjes Ronaldo kishte shënuar hat-trick. Goli i tij i parë erdhi herët, që në minutën e 7, kur Luka Modriq e shërbeu atë me një top të mirë brenda zonës. Dhjetë minuta më vonë, penaltinë të cilën e fitoi Gereth Bale, e ktheu në gol Ronaldo. E nuk shkuan më shumë se tre minuta, kur sërish Bale u përkujdes për t’i dhuruar një asist Ronaldos për tregolëshin e parë në këtë kampionat.

E ishte Ronaldo ai që doli sërish në skenë, duke asistuar për golin të cilin në minutën e ’28 e shënoi francezi, Karim Benzema.

Ekipet shkuan në pushim me këtë rezultat. Por “mbretërit” nuk u mjaftuan me kaq, dhe shënuan edhe dy herë në portën e ekipit vendas. Dhe ishte sërish portugezi, që shënoi njëherë në minutën 61 dhe një herë tjetër në minutën e 81 të takimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...