Klubet evropiane bashkohen për t’i ndihmuar refugjatët

8 Shtator 2015 - 22:56      

80 klube pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligës janë bërë bashkë për të dhuruar një pjesë të fitimeve nga shitjet e biletave për të ndihmuar në krizën e refugjatëve.

Evropa së fundmi është pushtuar nga refugjatët nga vende të ndryshme të botës, javëve të fundit dhe klube si Real Madridi e Bayern Munichu tashmë kanë dhënë ndihmat e para.

Javën e kaluar, Porto kishte ftuar që çdo pjesëmarrës i fazës grupore të Ligës së Kampionëve të dhuronte 1 euro për çdo biletë të shitur nga ndeshjet vendase.

Të martën, në një takim të Asociacionit të Klubeve Evropiane, u konfirmua se 80 klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë do të jenë pjesë e iniciativës.

“Po presim të grumbullojmë 2 deri në 3 milionë – futbolli po ashtu ka përgjegjësi”, ka deklaruar kryetari i asociacionit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...