Shqipëria U21 zhgënjen ndaj Portugalisë, mposhtet 1-6

8 Shtator 2015 - 20:23      

Pritej një ndeshje pozitive për ekipin Shpresa të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Portugalisë, por nuk rezultoi kështu, pasi nënkampionët e Evropës arritën një fitore tenistike në “Qemal Stafa”, 6-1.

Gjithçka në këtë takim u vendos në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, kur portugezët arritën të shënojnë 4 herë. Neves hapi serinë e golave në minutën e 31, ndërsa në pjesën e parë shënuan edhe Lopez e dy herë Silva. Ndërkohë ekipi shqiptar i drejtuar nga Redi Jupi ishte inekzistent në fushën e lojës edhe pse në qendrën e mbrojtjes luajti një lojtar si Rrahmani, i cili ishte i grumbulluar nga De Biasi në dy ndeshjet eliminatore të kombëtares, por nuk u aktivizua për asnjë minutë, raporton Tch.

Edhe në pjesën e dytë, 21-vjeçarët portugezë dominuan gjithçka duke shënuar edhe dy herë të tjera. Silva realizoi golin e tretë personal në minutën e 62 dhe të pestin e ndeshjes, ndërsa Horta i çoi shifrat në 0-6.

Autori i golit të nderit për ekipin tonë shpresa ishte Milot Rashica, i cili ktheu një gol asistin e marrë nga Ymeraj.

Kjo ishte humbja e parë për U21 të Shqipërisë, ku në dy ndeshjet e para ka arritur një fitore dhe një barazim me Izraelin në “Qeman Stafa”. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...