Ronaldo ka luajtur me dhimbje ndaj Shqipërisë

8 Shtator 2015 - 08:32      

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka mbrojtur mungesën e golave nga Cristiano Ronaldo duke thënë se mbrëmë ai luajti me dhimbje.

Portugalia mbrëmë mposhti Shqipërinë në “Elbasan Arena”, me golin e shënuar në fund të takimit nga Miguel Veloso, transmeton Koha.net. Me këtë fitore portugezët janë në rrugën e duhur në sigurimin e kualifikimit në Euro 2016.

“Ai është një lojtar i cili shënon 50 gola në sezon, sigurisht që mungesa e golave shkakton një ankth. Por, ai sakrifikoi shumë, pasi kishte dhimbje gjatë këtij takimi”, është shprehur Santos.

Ndeshjen e ardhshme Portugalia do të përballet me Danimarkën, kurse këtë takim, Santos e cilëson jetë a vdekje, raporton Goal.

“Duhet të përballemi ndaj Danimarkës si të ishte një finale. Fitorja gjithmonë është e rëndësishme, prandaj ndaj Shqipërisë së fortë bëmë një hap shumë të rëndësishëm”, ka shtuar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...