Foto: Reuters

Shqipëria pëson humbjen e parë

7 Shtator 2015 - 22:36      

Portugalia ia ka shkaktuar humbjen e parë Shqipërisë në kuadër të Grupit I kualifikues për Euro 2016 duke e mposhtur në “Elbasan Arena” me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol e realizoi Miguel Veloso në minutën e fundit të takimit. Ai shënoi me kokë pas harkimit të Quaresmas.

Me këtë humbje, kombëtarja shqiptare mbetet në kuadër të 11 pikëve, një më pak se Danimarka dhe katër më pak se Portugalia, që prin në grup.

Takimin e radhës Shqipëria e zhvillon më 8 tetor ndaj Serbisë dhe nëse Danimarka pëson nga Portugalia dhe kuqezinjtë mposhtin serbët, do të sigurohet kualifikimi edhe matematikisht.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...