UEFA më në fund rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Grupin I

11 Korrik 2015 - 11:44      

Edhe UEFA, organizmi më i lartë i futbollit Evropian, është dorëzuar duke konfirmuar zyrtarisht vendimin e marrë nga CAS.

Tre pikët e dhëna nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv kanë pozicionuar Shqipërinë në vendin e dytë në renditjen e Grupit I.

Me tre fitore dhe një barazim, kuqezinjtë kanë kaluar Danimarkën, duke u pozicionuar në vendin e dytë, falë golavarazhit më të mirë.

UEFA, institucioni që në dy shkallët e saj, në Disiplinë dhe Apel, i kishte dhënë tre pikët Serbisë, tashmë bën këtë “korrigjim” në renditje, duke i dhënë fund makthit që përfaqësuesja shqiptare pësojë në Beograd. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...