Enver Hoxha presidentit të Brazilit për Botërorin ’70: Triumf ndaj imperializmit e revizionizmit!

16 Qershor 2014 - 15:33      

Për të gjitha ata që kanë pasur mundësi të ndjekin gjatë viteve të izolimit komunist Botërorin “Meksikë 1970”, kujtojnë me nostalgji triumfin e Brazilit që ngriti trofeun e tretë në histori dhe bëri për vete trofeun e Kupës së Botës, duke e marrë përfundimisht atë në shtëpi.

Pele me shokë fituan reputacion në arenën ndërkombëtare, si ekipi më i fortë i planetit, pas fitores së thellë edhe në finale, 4-1, ndaj Italisë. Por kjo fitore është pritur mirë në ato kohë nga diktatori Enver Hoxha, i cili pas Kupës së Botës i ka dërguar një letër presidentit brazilian të atyre viteve, Joao Amazonas, duke e uruar për suksesin gjatë Botërorit. Enver Hoxha, në letrën drejtuar, shkruan ndër të tjera se fitorja e skuadrës braziliane është një fitore kundër imperializmit dhe revizionizmit.

Në internet qarkullon dokumenti, që dëshmon letrën Enver Hoxhës, dërguar në atë kohë me tekst:
Kryetarit të Partisë Komuniste të Brazilit Joao Amazonas
Urime për fitoren e Kampionatit Botëror. Fitorja e këtyre djemve të thjeshtë të popullit brazilian është një fitore e të gjithë proletariatit botëror, kundër imperializmit dhe revizionizmit.
Populli shqiptar ka qenë me mish e me shpirt në këto ditë pranë popullit Brazilin dhe kombëtares së tij të futbollit. Rroftë populli Brazilin, lavdi marksizëm-leninizmit.
Me respekt, Enver Hoxha, Tiranë 15.08.1970.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...